Share on

Facebook

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Ardian Hajdaraj, priti në takim Ambasadorin e Francës në Prishtinë, z. Olivier Guérot

Prishtinë, 3 tetor 2024- Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), z. Ardian Hajdaraj, i shoqëruar nga  Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, z.Sami Istrefi, priti në takim Ambasadorin e Francës në Prishtinë, z. Olivier Guérot, me bashkëpunëtorë.

Takimi i sotëm ndërmjet z. Hajdaraj dhe z. Guérot është zhvilluar në frymën e bashkëpunimit reciprok, me ç’rast Kryesuesi Hajdaraj falënderoi në mënyrë të veçantë Ambasadorin francez për vizitën e tij të parë, duke shprehur vullnetin dhe përkushtimin e madh të tij për të zhvilluar partneritetin e përbashkët në fushat përkatëse, në mënyrë që të ketë avancim dhe fuqizim të rendit dhe sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Nga ana tjetër, Ambasadori i Francës, z. Guérot, duke falënderuar Kryesuesin Hajdaraj për pritjen, theksoi se misioni diplomatik i Francës mirëpret dhe angazhohet për fuqizimin e sistemit prokurorial.

Z.Hajdaraj dhe z.Guérot u pajtuan gjatë këtij takimi që iniciativat e përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit dypalësh për forcimin e rendit dhe zbatimin e ligjit të jetësohen duke u fokusuar pikërisht në proceset e reformave në sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe në suaza të koordinimit të mëtejshëm të agjendës së përbashkët evropiane.