Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Kryesuesi Hajdaraj priti në takim lamtumirës Këshilltarin Rezident Ligjor në Ambasadën Amerikane, z. Hanley

Prishtinë, 9 korrik 2024 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), z.Ardian Hajdaraj, së bashku me Zëvendëskryesuesen e KPK-së, znj. Jehona Grantolli dhe Drejtorin e Sekretariatit të KPK-së, z. Sami Istrefi, priti në një takim lamtumirës Këshilltarin Rezident Ligjor në Ambasadën Amerikane në Kosovë, z. John Hanley, i cili shoqërohej nga Këshilltari Rezident Ligjor, z. Erin Cox dhe Specialistja e Lartë Ligjore në OPDAT, znj. Benina Kusari.

Më këtë rast, Kryesuesi Hajdaraj falënderoi z.Hanley për angazhimin dhe përkushtimin e madh që kishte në bashkëpunim me përfaqësuesit e sistemit prokurorial për fuqizimin e transparencës, llogaridhënies dhe për të punuar së bashku në drejtim të avancimit dhe rritjes së besimit të qytetarëve.

Gjithashtu, z.Hanley, vlerësoi bashkëpunimin, punën dhe përkushtimin e përfaqësuesve të KPK-së për intensifikimin e angazhimeve për të arritur progresin e dëshiruar në forcimin e transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies së sistemit prokurorial.

Në fund të takimit, z.Hanley iu ndanë mirënjohje në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e tij dhënë sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.