Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Komisioni Mbikëqyrës për Lëndët e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike viziton PSRK-në

Prishtinë, 9 dhjetor 2022 – Komisioni Mbikëqyrës për Lëndët e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, i udhëhequr nga prokurori Veton Shabani, ka vizituar Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), me ç‘rast janë pritur nga Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Blerim Isufaj.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për lëndët e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, trajtimin e tyre dhe sfidat e ndryshme, që dalin në rrugën që ka përpara kjo prokurori.

Anëtarët e Komisionit, pasi u informuan nga Kryeprokurori Isufaj për punët që janë duke u realizuar në këtë prokurori sa i përket lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike, thanë se duhet të vazhdohet puna me prioritet për trajtimin e këtyre lëndëve.