Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Komisioni Mbikëqyrës: Luftimi i korrupsionit dhe i krimeve ekonomike, prioritet madhor dhe interes nacional i vendit

Mitrovicë, 1 nëntor 2022 – Anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës për Lëndët e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, të udhëhequr nga prokurori Veton Shabani, vizituan Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ku janë pritur nga Kryeprokurori Ismet Ujkani.

Në këtë takim, u tha se trajtimi i lëndëve të korrupsionit dhe i krimeve ekonomike është duke u bërë me përkushtim të vazhdueshëm nga të gjitha prokuroritë e vendit dhe konkretisht kjo po bëhet edhe nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Gjithashtu, gjatë diskutimeve të anëtarëve të Komisionit me Kryeprokurorin Ujkani, u theksua nevoja e angazhimit maksimal për trajtimin e këtyre lëndëve, pa marrë parasysh sfidat që dalin përpara kësaj prokurorie, sepse luftimi i korrupsionit është prioritet madhor dhe interes nacional i vendit.