Share on

Facebook

Këshilli Prokurorial i Kosovës organizon aksion vullnetar të dhurimit të gjakut

Prishtinë, 19 maj 2025 – Në kuadër të angazhimeve për mbështetje të sistemit shëndetësor dhe promovimin e vlerave humanitare, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) organizoi sot një aksion vullnetar të dhurimit të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ).

Më këtë rast, aksionit humanitar për dhurimin e gjakut iu përgjigjën 17 punonjës të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Ky aksion është një ndër aktivitetet e KPK-së, që realizohet çdo gjashtë muaj dhe ka për qëllim dhënien e kontributit për furnizimin me gjak, i cili është esencial për trajtimin e pacientëve dhe shpëtimin e jetëve të tyre.