Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Grupi punues për mbikëqyrjen e Njësitit për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike diskuton për Raportin e punës për vitin 2021

Prishtinë, 15 mars 2022– Grupi punues për mbikëqyrjen e Njësitit për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, i kryesuar nga Veton Shabani, ka mbajtur takimin e tij të radhës, me ç’rast ka shqyrtuar një sërë pikash të rendit të ditës.

Ndër qëllimet kryesore të takimit të sotëm ishte diskutimi i Raportit të punës për vitin 2021 dhe përcaktimi i qartë i rekomandimeve që dalin nga ky raport.

Po ashtu, kryesuesi Shabani, vlerësoi edhe angazhimin e shtuar të anëtarëve të Grupit punues dhe përkushtimin e tyre për realizimin e planifikimeve të punës përgjatë këtij viti.