Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) organizon mbajtjen e Testit Kualifikues, si hap i ardhshëm i procesit të rekrutimit të prokurorëve të prokurorive themelore të Republikës së Kosovës.
Data: 17 shtator 2022 (e shtunë)
Ora: 13:00
Vendi: Objekti i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri
Ftojmë përfaqësuesin e mediumit apo organizatës suaj për të marrë pjesë në këtë organizim.
Për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj dhe për më shumë detaje, ju lutemi kontaktoni zyrtarin përgjegjës për komunikim publik:
Bedri Gashi,
Zyra për Komunikim Publik e KPK-së
+383 44 862 022
bedri.gashi@rks-psh.org
Ju mirëpresim! </p