Share on

Facebook

Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, Sami Istrefi, mbajti ligjëratë për studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë

Prishtinë, 26 mars 2025 – Me ftesë të Prof. Asoc. Dr. Agron Beka, studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë patën mundësinë të ndjekin një ligjëratë të veçantë nga Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Sami Istrefi.

Ligjërata e mbajtur në kuadër të lëndës “Bazat e sistemit të drejtësisë” trajtoi çështje kyçe mbi organizimin dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, me theks të posaçëm lidhur me rolin e administratës së sistemit prokurorial, si dhe me sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet.

Gjatë prezantimit, Drejtori i Përgjithshëm, z. Sami Istrefi, ndau përvojën e tij profesionale dhe sqaroi aspektet praktike të menaxhimit dhe administrimit të sistemit prokurorial.

Studentët patën mundësinë të bëjnë pyetje dhe të diskutojnë për temat që ndërlidhen me funksionimin e institucioneve të drejtësisë në vend.

Kjo ligjëratë u vlerësua si një kontribut i çmuar në formimin akademik dhe profesional të studentëve, duke iu ofruar atyre një perspektivë praktike mbi temat e studiuara në kuadër të programit të tyre universitar.