Prishtinë, 25 prill 2025 – Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga Armend Zenelaj, mbajti sot takimin e radhës, në të cilin morën pjesë prokurorët Bahri Hyseni dhe Ilir Morina, si dhe udhëheqësja e Departamentit Ligjor në SKPK, znj. Saranda Sokoli, së bashku me stafin administrativ.
Gjatë takimit, anëtarët e Komisionit për Çështje Normative aprovuan draftin e Rregullores për Plotësimin dhe Ndryshimin e Rregullores për Themelimin dhe Funksionalizimin e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, si dhe vendosën që ai të dërgohet për miratim në takimin e radhës të KPK-së.