Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Anëtarët e Komisionit për Çështje Normative vizitojnë Prokurorinë Themelore në Prizren

Prizren, 17 nëntor 2022 – Anëtarët e Komisionit për Çështje Normative, të kryesuar nga prokurori Armend Zenelaj, kanë zhvilluar vizitën e radhës në Prokurorinë Themelore në Prizren, ku u pritën në takim nga Kryeprokurori Admir Shala.

Takimi i sotëm është realizuar në kuadër të monitorimit të zbatimit të akteve nënligjore dhe me qëllim të përmbushjes së detyrave të punës, me ç’rast u diskutuan detajet dhe aspektet informuese për zbatimin e akteve nënligjore në fuqi dhe akteve në proces hartimi, diskutimi dhe miratimi në KPK.

Gjithashtu, anëtarët e këtij Komisioni diskutuan me Kryeprokurorin e kësaj prokurorie edhe për lehtësimin e qasjes në këto akte, vështirësitë e mundshme gjatë zbatimit të tyre dhe propozimet eventuale për plotësimndryshimin e tyre.

Duke prezantuar pyetësorin e hartuar për mbikëqyrjen e zbatimit të akteve nënligjore, i cili do të lehtësojë procesin e punës së Komisionit dhe përmbushjen e detyrave për mbikëqyrjen e zbatimit të akteve nënligjore dhe hartimin e akteve të parapara me Strategjinë e KPK-së për vitin 2022-2024, anëtarët e Komisionit për Çështje Normative, theksuan se zbatimi i akteve nënligjore do të monitorohet në mënyrë sistematike në sistemin prokurorial. </p