Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Mbahet takimi i Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Prishtinë, 13 maj 2024

Komisioni për Administrimin e Prokurorive të KPK-së, i udhëhequr z.Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin morën pjesë anëtarët e këtij komisioni, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, z.Mats Persson, Koordinatori i Komisioneve të Përhershme të KPK-së dhe zyrtarët e Departamentit të Teknologjisë Informative të Sekretariatit të KPK-së dhe të Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë.

Me këtë rast është bërë prezantimi i Raportit analitik për numrin e nevojshëm të prokurorëve në prokuroritë themelore, i cili përmban nevojat për prokurorë në secilin departament të prokurorive themelore sipas kritereve të CEPEJ-it dhe i njëjti është aprovuar.

Po ashtu, një grup punues, i caktuar më parë nga Komisioni për Administrimin e Prokurorive prezantoi format, përfshirë thirrjen dhe fletëkthesën dhe dokumente të tjera pune, të cilat janë aprovuar dhe do t’u shpërndahen prokurorive që t’i përdoren në procesin e punës.

Në takimin e sotëm u prezantuan edhe rekomandimet për përdorimin e statistikave për punën e prokurorive, ku sugjerohet që nga tremujori i dytë i vitit 2024 të fillohet me pilotprojektin e gjenerimit të statistikave përmes SMIL-it në pesë prokurori themelore për regjistrat me kryerës të panjohur (PPP) dhe lëndë të ndryshme (PPN).

Anëtarët e Komisionit formuan grupin punues për përgatitjen e Udhëzuesit për mënyrën e trajtimit të rasteve me kryerës të panjohur (PPP).