Share on

Facebook

Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel miraton Raportin Financiar për periudhën janar–mars 2025

Prishtinë, 12 maj 2025 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel, i udhëhequr nga prokurorja Ariana Shajkovci, mbajti sot takimin e radhës.

Në këtë takim morën pjesë prokurorja Sheribane Selimi-Muçaj nga Prokuroria e Apelit, prokurorja Iliriana Çollaku-Tafa nga PSRK, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Sami Istrefi, Udhëheqësja e Departamentit për Buxhet dhe Financa në SKPK, znj. Suzana Pllana dhe Udhëheqësja e Divizionit për Financa, znj. Nora Qerkezi.

Pas diskutimeve përmbajtjesore dhe shqyrtimit të detajuar të të dhënave financiare, anëtarët e Komisionit miratuan Raportin Financiar për periudhën janar–mars 2025, duke vlerësuar se ai reflekton qartësi, transparencë dhe përmbushje të objektivave buxhetore për periudhën në fjalë.