Share on

Facebook

Programi për Reformën Gjyqësore për Ballkanin Perëndimor prezanton raportin e “Analizës së Specifikacioneve Funksionale të Projektit SMIL”

Prishtinë, 10 prill 2025 – Programi për Reformën Gjyqësore për Ballkanin Perëndimor, konkretisht donatori i Projektit TIK/SMIL, Administrata Gjyqësore Norvegjeze (AGJN), ka organizuar prezantimin e raportit “Analiza e Specifikacioneve Funksionale të Projektit SMIL”, i përpiluar nga ekipi i ekspertëve norvegjezë, ndërkombëtarë dhe vendorë.

Gjatë këtij takimi, u prezantua raporti i “Analizës së Specifikacioneve Funksionale të Projektit SMIL”, si dhe qëllimi i analizës së specifikacioneve funksionale të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL).

Po ashtu, u diskutua për sfidat e projektit SMIL dhe mënyrat për t’i adresuar ato, ku Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Ardian Hajdarj, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Albert Zogaj, dhe përfaqësuesit e administratës gjyqësore të Norvegjisë u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë në implementimin e fazës tranzitore të Projektit TIK/SMIL.

Përveç anëtarëve të grupeve punuese, në takim morën pjesë edhe përfaqësues të donatorit të Projektit SMIL, Administratës së Gjykatave Norvegjeze (AGJN), ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë të angazhuar në realizimin e “Analizës Funksionale të SMIL-it,” si dhe kryesuesit dhe anëtarët e KPK-së dhe KGJK-së, përfshirë këtu edhe kryetarët e komisioneve, drejtorë, udhëheqës dhe të tjerë.