Prishtinë, 17 mars 2025 – Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryetari Armend Zenelaj, mbajti takimin e radhës, në të cilin morën pjesë anëtarët Bahri Hyseni, Jetish Maloku dhe Ilir Morina, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së, Sami Istrefi, përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Prishtinë dhe stafi administrativ i Sekretariatit të KPK-së.
Më këtë rast, Komisioni për Çështje Normative analizoi draftin e sjellë nga grupi punues për hartimin e Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores Nr. 02/2021 për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve të Shtetit dhe vendosi që i njëjti të dalë në dëgjim publik sipas afatit të paraparë ligjor.
Më tej, anëtarët e Komisionit trajtuan edhe vendimin e Këshillit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Themelimin dhe Funksionalizimin e Koordinatorit Kombëtar, me ç’rast formuan një grup punues, i cili do të përgatisë një analizë dhe më pas do të vendosë për të bërë plotësimin dhe ndryshimin e rregullores aktuale apo draftimin e një rregulloreje të re.