Prishtinë, 12 mars 2025 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, si dhe Zëvendëskryeprokurori i kësaj prokurorie, Valdet Gashi, ishin pjesë e takimit të sotëm përmbyllës të projektit për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perëndimor (WBROLI).
Me këtë rast, z. Hajdaraj dhe z. Isufaj falënderuan Ambasadorin Hargreave për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar.
Ky projekt është mbështetur nga Mbretëria e Bashkuar dhe ka shërbyer për forcimin e institucioneve të drejtësisë, duke përmirësuar bashkëpunimin rajonal.