Share on

Facebook

Kryesuesi Hajdaraj priti në takim Ambasadorin Britanik, Jonathan Hargreaves

Prishtinë, 5 nëntor 2024 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), z.Ardian Hajdaraj, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves dhe bashkëpunëtorët e tij.

Më këtë rast, Kryesuesi Hajdaraj bëri një falënderim të veçantë për institucionet britanike, të cilat i kanë dhënë mbështetje të vazhdueshme sistemit prokurorial gjatë proceseve të konsolidimit dhe zhvillimit të tyre, duke shprehur përkushtimin e tij për të zhvilluar partneritetin e mëtejshëm për avancimin dhe fuqizimin e rendit dhe sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu gjatë takimit të sotëm është diskutuar për ecurinë e zbatimit të Memorandumit të Bashkëpunimit të Këshillit Prokurorial me Qeverinë Britanike për hartimin e Rregullores për Themelimin e Ekipeve të Përbashkëta Multidisiplinare dhe për sfidat aktuale të sistemit prokurorial. “Shpreh zotimin tonë se brenda këtij viti do të miratohet kjo rregullore e rëndësishme nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës”, tha më këtë rast kryesuesi Hajdaraj.

Ndër të tjera, z.Hargreaves, theksoi se misioni diplomatik i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë mirëpret dhe angazhohet për fuqizimin e sistemit prokurorial, kurse në këtë kontekst, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që iniciativat e përbashkëta të jetësohen sa më parë dhe të ketë fokusim të plotë në proceset e zbatimit të reformave në sistemin e drejtësisë, proces ky, i cili mbështet nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.