Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Miratohet Raporti financiar për nëntëmujorin e vitit 2024

Prishtinë, 14 tetor 2024-Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga prokurorja Ariana Shajkovci, mbajti takimin e radhës sipas agjendës së paraparë, në të cilin morën pjesë anëtarët e Komisionit, Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së dhe udhëheqëset e njësive organizative për buxhet dhe financa.

Në takimin e sotëm fillimisht është bërë shqyrtimi i Raporti Financiar për nëntëmujorin e vitit 2024, me ç’rast janë trajtuar shpenzimet sipas programeve dhe kategorive ekonomike dhe i njëjti është miratuar nga anëtarët e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel.

Raporti financiar për periudhën janar- shtator 2024 përmban të dhënat për realizimin, ecurinë dhe treguesit relevantë të përmbushjes së planit të rrjedhës së parasë për të gjitha programet buxhetore të Këshillit dhe kategorive ekonomike.