Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Mbahet takimi i Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Prishtinë, 9 tetor 2024 – Komisioni për Administrim të Prokurorive, i kryesuar nga Jetish Maloku, i cili ka marrë pjesë përmes platformës online për shkak të një vizite jashtë vendit, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin morën pjesë anëtarët e Komisionit, me ç’rast janë trajtuar pikat sipas rendit të paraparë.

Në takimin e sotëm të Komisionit për Administrim të Prokurorive është bërë prezantimi i analizës për numrin e nevojshëm të prokurorëve në prokuroritë themelore, me fokus të veçantë në prokuroritë që kanë numër të pamjaftueshëm të prokurorëve.

Një temë tjetër, për të cilën u diskutua në këtë takim, ishte edhe planifikimi për ndërtimin e objektit të ri te Pallati i Drejtësisë, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Në përmbyllje u tha që ky takim shërbeu për identifikimin e sfidave dhe nevojave në sistemin prokurorial, duke theksuar rëndësinë e infrastrukturës dhe burimeve të nevojshme për një funksionim të rregullt dhe efektiv.