Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Çështje Normative

Prishtinë, 18 korrik 2024 – Komisioni për Çështje Normative, i kryesuar nga Armend Zenelaj, mbajti takimin e radhës, në të cilin morën pjesë anëtarët e këtij Komisioni, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së dhe përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Gjatë këtij takimi është bërë finalizmi i draftit fillestar të Rregullores për Zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës, në të cilën përcaktohet procedura e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Zëvendëskryeprokurorit të Shtetit, kryeprokurorëve dhe zëvendëskryeprokurorëve të prokurorive të vendit dhe udhëheqësve të departamenteve.

Po ashtu, anëtarët e Komisionit janë pajtuar që ky draft i kësaj rregulloreje të dalë në dëgjim publik.