Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Çështje Normative

Prishtinë, 8 korrik 2024 – Komisioni për Çështje Normative, i kryesuar nga Armend Zenelaj, mbajti takimin e radhës, në të cilin morën pjesë anëtarët e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së dhe përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Qëllimi i takimit të sotëm ishte draftimi i Rregullores për Zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës, në të cilën përcaktohet procedura e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Zëvendëskryeprokurorit të Shtetit, kryeprokurorëve dhe zëvendëskryeprokurorëve të prokurorive të vendit dhe udhëheqësve të departamenteve.

Gjithashtu në këtë takim është formuar edhe Grupit punues për hartimin e Rregullores për Ekipet e Përbashkëta Hetimore, i cili rrjedh nga Memorandumi i Bashkëpunimit mes Këshillit Prokurorial të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, të përfaqësuar nga Ambasada Britanike në Kosovë, të datës 23 maj 2024, përmes të të cilit parashihet krijimi i ekipeve të përbashkëta hetimore për të siguruar hetime efikase të veprave penale komplekse.