Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Zëvendëskryesuesja e KPK-së merr pjesë në publikimin e Raportit të OSBE-së për monitorimin e gjykimeve të rasteve të dhunës në familje në Kosovë

Prishtinë, 2 korrik 2024 – Zëvendëskryesuesja e Këshillit Pokurorial të Kosovës, znj. Jehona Grantolli, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z.Albert Zogaj dhe Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, z.Fejzullah Rexhepi, mori pjesë në takimin e organizuar nga OSBE-ja për prezantimin e Raportit të monitorimit të gjykimeve të rasteve të dhunës në familje në Kosovë për periudhën janar-dhjetor 2023.

Në këtë takim është diskutuar për Raportin e monitorimit të gjykimeve të rasteve të dhunës në familje në Kosovë për periudhën janar-dhjetor 2023 dhe rekomandimet e BE-së lidhur me këtë raport.

Më këtë rast, Zëvendëskryesuesja e KPK-së, znj. Grantolli, theksoi se Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit në vazhdimësi kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të angazhuar në trajtimin sa më të mirë të këtyre rasteve, duke e ditur ndjeshmërinë e madhe që ka kjo kategori, duke i trajtuar të njëjtat me prioritet dhe njëherësh falënderoi të gjithë prokurorët të cilët trajtojnë rastet e dhunë në familje për punën e madhe që e bëjnë. “Gjithashtu ajo ka theksuar se për shkak të mostrajtimit të duhur të këtyre rasteve, tashmë, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka ndërmarrë edhe masën më të rëndë – propozimin për shkarkim nga detyra të një prokurori të shtetit.

Znj Grantolli ka theksuar në përfundim se Këshilli Prokurorial i Kosovës mbetet i përkushtuar që rastet nga kjo kategori t’i trajtojë me prioritet, efikasitet dhe llogaridhënie.