Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Vazhdon draftimi i Rregullores për organizimin e brendshëm dhe funksionimin e Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 14 shkurt 2021 – Komisioni për Çështje Normative, i udhëhequr nga Armend Zenelaj, ka mbajtur takimin e tij të radhës.

Me këtë rast, anëtarët e këtij Komisioni, diskutuan për çështjet relevante që kanë të bëjnë me strukturën, organizimin dhe funksionimin e Prokurorit të Shtetit, të cilat janë duke u përmbledhur në kuadër të draftit të Rregullores së re për organizimin e brendshëm dhe funksionimin e Prokurorit të Shtetit.

Po ashtu, anëtarët shqyrtuan edhe metodologjinë e punës dhe identifikuan disa çështje të rëndësishme, me anë të të cilave synohet avancimi i punës së Prokurorit të Shtetit.

Ndër të tjera, në përfundim të takimit, u tha se në ketë draft janë integruar propozimet e ndryshme, të cilat janë në përputhje të plotë me praktikat dhe standardet e krijuara gjatë punës së përditshme të institucionit të Prokurorit të Shtetit.

, me