Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Miratohet Plani i punës për vitin 2022 i Komisionit për Çështje Normative

Prishtinë, 21 shkurt 2022 – Komisionit për Çështje Normative i kryesuar nga Prokurori Armend Zenelaj, ka mbajtur takimin e tij të radhës, me ç’rast janë shqyrtuar një sërë pikash të rendit të ditës.

Fillimisht është prezantuar Raporti i punës së Komisionit për vitin 2022, raport ky,  i cili parasheh objektivat, përgjegjësit, si dhe aktivitetet e komisionit për vitin 2022, me ç’rast pas dhënies së rekomandimeve dhe komenteve, ky Plan është miratuar me plotësim- ndryshime.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi anëtarët e Komisionit, shqyrtuar edhe Rregulloren për veprimtarinë, organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e administratës në Këshillin Prokurorial të Kosovës, e cila parasheh sistematizimin dhe riorganizimin e kësaj administrate.