Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit mes KPK-së dhe Universitetit “Haxhi Zeka” të Pejës

Prishtinë, 3 mars 2022 – Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Ky memorandum është nënshkruar nga Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku dhe Dekani i Fakultetit Juridik të UHZ-së të  Pejës, Avdullah Robaj.

Qëllimi i memorandumit është krijimi i bashkëpunimit në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, për mundësinë e vizitave studimore për studentët e Fakultetit Juridik në Prokurorinë Themelore në Pejë dhe prezantimin e ekspertëve-prokurorëve para studentëve të UHZ-së, për prezantimin e temave të veçanta, që ndërlidhen me fushën e drejtësisë.

Gjithashtu, ky memorandumi i bashkëpunimit parasheh edhe organizimin e simpoziumeve dhe seminareve profesionale të përbashkëta dhe bashkëpunimin në shkëmbim të literaturës shkencore dhe profesionale për studentët e drejtësisë.