Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Rikonfirmohen kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit

Prishtinë, 11 mars 2022 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka rikonfirmuar listën e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit.

Ky rikonfirmim i kandidatëve ka dalë si nevojë pas tërheqjes së prokurorit Arben Ismajli nga gara për Kryeprokuror të Shtetit.

Po ashtu, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka ftuar më 18 mars 2022 pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit për intervistimin e tyre nga Paneli Vlerësues.

Kandidatët e rikonfirmuar sot nga Këshilli Prokurorial i Kosovës janë:

  1. Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;
  2. Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;
  3. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;
  4. Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe
  5. Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.