Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Mbahet takim dyditor i Komisionit për Çështje Normative

Prishtinë, 25  maj 2022 –  Komisioni për Çështje Normative, i kryesuar nga prokurori Armend Zenelaj, mbajti një takim dyditor, në të cilin morën pjesë Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, anëtarët e Këshillit Prokurorial, përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane, të projektit EUKOJUST dhe të Zyrës së Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit vazhdoi draftimi i Rregullores për rekrutimin, emërimin dhe riemërimin e prokurorëve të shtetit, akt ky, i cili ka një rëndësi të veçantë për sistemin prokurorial të Kosovës.

Tutje, në këtë takim, pjesëmarrësit dhanë komentet e tyre, të cilat u inkorporuan në draftrregullore, me ç’rast kryesuesi i Komisionit falënderoi pjesëmarrësit për dhënien e këtyre komenteve.

Anëtarët e Komisionit potencuan në përmbyllje se në këtë akt nënligjor është përcaktuar një organizim i ri i provimit për rekrutimin e prokurorëve, duke theksuar se pas miratimit të tij nga Këshilli do të ketë rritje të transparencës së rekrutimit të prokurorëve.

</p