Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Komisioni shqyrtoi kërkesat për staf shtesë dhe projektet kapitale të planifikuara për periudhën 2023-2025

Prishtinë, 26 maj 2022 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesja e tij, prokurorja Ariana Shajkovci, mbajti takimin e radhës, në të cilin morën pjesë edhe Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, Udhëheqësja e Departamentit për  Buxhet, Financa dhe Shërbime të Përgjithshme dhe Udhëheqësja e Divizionit për Buxhet dhe Financa.

Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i kërkesave për pozita shtesë të kërkuara nga të gjitha prokuroritë dhe njësitë e tjera të Këshillit Prokurorial të Kosovës, kërkesa këto, që i paraprijnë Kërkesës buxhetore për vitin 2023 dhe vlerësimeve të hershme për vitin 2024 – 2025, e cila është në proces e sipër të përgatitjes.

Gjithashtu, Komisioni shqyrtoi edhe projektet kapitale të planifikuara për periudhën 2023-2025, si dhe kërkesat dhe arsyetimet e prokurorive dhe njësive të tjera të Këshillit për të gjitha pozitat e kërkuara për këtë periudhë, të cilat i prezantoi Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së.

Në përmbyllje shqyrtimit të kërkesave për staf shtesë dhe projekteve kapitale për vitin 2023-2025, Komisioni kërkoi ndryshimin dhe plotësimin e tyre, sipas vlerësimit të anëtarëve të tij, duke u mbështetur në arsyetimet përkatëse.