Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Aprovohet Raporti financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit

Prishtinë, 18 korrik 2022 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga prokurorja Ariana Shajkovci, mbajti takimin e radhës, në të cilin përveç anëtarëve të tij, morën pjesë edhe Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim është shqyrtuar Raporti Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, të cilin e prezantoi Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, Valdrin Krasniqi, me ç’rast njoftoi anëtarët e këtij Komisioni për aktivitetet menaxhuese gjashtëmujore të financave të sistemit prokurorial, kurse anëtarët e Komisionit rekomanduan të njëjtin për aprovim në Këshillin Prokurorial.

Gjithashtu, Komisioni shqyrtoi edhe kërkesën për superekspertizën ndërkombëtare nga Prokuroria Themelore në Pejë dhe mundësinë për sigurimin e bazës për superekspertiza ndërkombëtare për sistemin prokurorial. </p