Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Çështje Normative, në fokus draftrregullorja për Administratën e KPK-së

Prishtinë, 22 shtator 2022 –Komisioni për Çështje Normative i KPK-së, i kryesuar nga Armend Zenelaj, mbajti takimin e radhës, i cili është zhvilluar sipas agjendës së paraparë të rendit të ditës.

Temë e takimit të sotëm ishte shqyrtimi dhe diskutimi i draftit të Rregullores për Veprimtarinë, Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Administratës në KPK, me ç’rast janë harmonizuar edhe komentet e pranuara nga dëgjimi publik.

Në përfundim të takimit u theksua se sapo të përfundojë së shqyrtuari drafti i Rregullores për Administratën e KPK-së, i njëjti do të dërgohet për miratim në njërën nga takimet e ardhshme të KPK-së.