Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Shqyrtohen shpenzimet buxhetore të sistemit prokurorial

Prishtinë, 27 shtator 2022 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i kryesuar nga Ariana Shajkovci, mbajti takimin e radhës, në të cilin, përveç anëtarëve të komisionit, morën pjesë edhe Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së dhe Udhëheqësja e Departamentit për Buxhet, Financa dhe Shërbime të Përgjithshme në SKPK.

Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i shpenzimeve për të gjitha programet buxhetore të Këshillit dhe për të gjitha kategoritë ekonomike të buxhetit për vitin 2022.

Gjatë takimit të sotëm, Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, prezantoi shpenzimet e të gjitha kategorive ekonomike të buxhetit deri më datën 20 shtator 2022, me ç’rast në fokus të veçantë ishin shpenzimet kapitale.

Sipas rendit të ditës, Komisioni shqyrtoi dhe diskutoi edhe për kërkesa të tjera për personelin administrativ të prokurorive dhe për shpenzime të ekspertizave nga prokuroritë, të cilat janë proceduar për vendim nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.