Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Diskutohen mundësitë teknike për shkëmbimin elektronike të të dhënave

Prishtinë, 27 shtator 2022 – Në kuadër të diskutimit të mundësive teknike për ndërlidhjen e sistemeve elektronike ndërinstitucionale, Udhëheqësi i Departamentit të Teknologjisë Informative në Sekretariatin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Nexhat Haziri, është takuar me Udhëheqësin e Sektorit të Hetimeve në Doganat e Kosovës, Valbonë Ymeri, së bashku me përgjegjësit e sistemeve elektronike të këtij sektori.

Në këtë takim janë fokusuar diskutimet në mundësinë e ndërlidhjes së Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL), i cili përdoret në prokuroritë e vendit dhe Sistemit Elektronik (LES) të Doganave të Kosovës, të cilat do të mundësojnë që të dhënat të shkëmbehen në mënyrë elektronike ndërmjet zyrtarëve doganorë dhe prokurorëve të rastit, duke mundësuar komunikim të shpejtë dhe efikasitet në punë.

Në përmbyllje të këtij takimi, u theksua se synimet e përbashkëta janë që në një të ardhme të afërt të realizohet shkëmbimi elektronik i të dhënave mes të dyja institucioneve.