Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Finalizohet drafti i Rregullores për Administratën e KPK-së

Prishtinë, 3 tetor 2022 –Komisioni për Çështje Normative i KPK-së, i kryesuar nga Armend Zenelaj, mbajti takimin e radhës.

Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi përfundimtar i draftrregullores për Veprimtarinë, Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Administratës në KPK, pas harmonizimit të disa dispozitave të plotësuara nga administrata e Sekretariatit të KPK-së.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e Komisionit për Çështje Normative, unanimisht vendosën që drafti i finalizuar i kësaj rregulloreje të dërgohet për miratim në njërën nga takimet e radhës së Këshillit Prokurorial të Kosovës.