Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Prishtinë, 18 tetor 2022 – Komisioni për Administrimin e Prokurorive, i udhëhequr nga prokurori Veton Shabani, ka mbajtur takimin e radhës.

Në fokus të takimit të këtij Komisioni ishte shqyrtimi i analizës për numrin e nevojshëm të prokurorëve në Prokurorinë e Apelit, me ç’rast u theksua se nga ky vlerësim do të nxjerrën rekomandimet që do të dërgohen në Këshill për t’u miratuar në njërën nga takimet e ardhshme të tij.

Gjithashtu, pjesë e diskutimit të sotëm ishte edhe drafti i agjendës së punëtorisë që planifikohet të mbahet për administratorë, që ndërlidhet kryesisht me prezantimin e raporteve të monitorimit të zbatimit të SMIL-it në sistemin prokurorial.

Anëtarët e Komisionit për Administrimin e Prokurorive, theksuan nevojën e mbajtjes së kësaj punëtorie, e cila në agjendë përmban gjenerimin e raporteve statistikore dhe pranimin e lëndëve në shkrimore, regjistrimin, shpërndarjen automatike, regjistrimin e veprimeve të prokurorëve që përfshijnë rishikimin e lëndëve, palët, veprat e ndryshme, regjistrimin e kërkesave, seancat dhe regjistrimin e veprimeve të prokurorëve, si dhe komunikimin e ndërsjellë me institucionet e tjera të drejtësisë dhe sigurisë.