Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Komisioni për Çështje Normative: Zbatimi i akteve nënligjore në sistemin prokurorial do të monitorohet në vazhdimësi

Prishtinë, 1 nëntor 2022 – Në kuadër të monitorimit të zbatimit të akteve nënligjore dhe me qëllim të përmbushjes së detyrave të punës, anëtarët e Komisionit për Çështje Normative, të kryesuar nga Armend Zenelaj, vizituan Prokurorinë e Apelit dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ku janë pritur nga kryeprokurorët Xhevdet Bislimi dhe Kujtim Munishi.

Në fokus të diskutimeve të sotme ishin aspektet e informimit për zbatimin e akteve nënligjore në fuqi dhe akteve që janë në proces të hartimit, diskutimit dhe miratimit në KPK, lehtësimin e qasjes në to, sfidat dhe vështirësitë në zbatimin e tyre dhe propozimet eventuale për plotësimin dhe ndryshimin e akteve normative.

Gjithashtu gjatë takimit u potencua se zbatimi i akteve nënligjore në sistemin prokurorial do të monitorohet në vazhdimësi, me ç’rast është prezantuar pyetësori i hartuar për mbikëqyrjen e zbatimit të akteve nënligjore, i cili do të lehtësojë procesin e punës së Komisionit dhe do të ndihmojë në përmbushjen e detyrave që ndërlidhen me mbikëqyrjen e zbatimit të akteve nënligjore dhe hartimin e akteve të parapara me Strategjinë e KPK-së për vitin 2022-2024. </p