Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Mbahet punëtori dyditore për ngritjen e efikasitetit në implementim të SMIL-it

Gjilan, 16 nëntor 2022 – Komisioni për Administrimin e Prokurorive, në bashkëpunim dhe me mbështetje financiare nga Projekti EUKOJUST, është duke mbajtur një punëtori dyditore lidhur me gjetjet e raporteve të monitorimit të zbatimit të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL).

Në hapjes e kësaj punëtorie, Kryesuesi i Komisioni për Administrimin e Prokurorive, prokurori Veton Shabani, tha se Këshilli Prokurorial i Kosovës është i përkushtuar në vazhdimësi për të punuar përmes trupave të vet për krijimin e kushteve sa më të mira të punës për të gjithë prokurorët dhe stafin në sistemin prokurorial.

Me tutje, ai, tha se nevoja e kësaj punëtorie ka dalë në pah si rezultat i monitorimit të implementimit të SMIL-it nëpër prokurori, ku edhe janë evidentuar disa mangësi, andaj besoj që gjatë kësaj punëtorie do të arrijmë t’i përmirësojmë ato mangësi dhe të kemi funksionim sa më të mirë të SMIL-it.

Në këtë punëtori, përveç Komisionit për Administrimin e Prokurorive dhe përfaqësuesve të projektit EUKOJUST, po marrin pjesë edhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë, Këshillit të Evropës, kryeprokurorë, prokurorë dhe akterë të tjerë, puna e të cilëve ndërlidhet me implementimin e SMIL-it.