Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Memorandum bashkëpunimi në mbështetje të sundimit të ligjit në Kosovë

Prishtinë, 8 dhjetor 2022 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe projekti “Iniciativa për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perëndimor – Krimi i Rëndë dhe i Organizuar”, i cili implementohet nga Chemonics International Inc dhe financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, kanë nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit.

Ky memorandum i bashkëpunimit është nënshkruar nga Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku dhe Udhëheqësi i këtij projekti, Christopher Marshall.

Palët nënshkruese kanë rënë dakord të nënshkruajnë këtë memorandum për të reflektuar synimin e tyre të ndërsjellë për bashkëpunim dhe koordinim në një përpjekje të përbashkët për të mbështetur sundimin e ligjit dhe ndërprerjen e rrjeteve të krimit të organizuar serioz në Kosovë dhe në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo përfshin mbështetjen e operacioneve dhe administrimit të programit.

Përveç kësaj, ky memorandum bashkëpunimi ka për qëllim të krijojë një shteg komunikimi ndërmjet palëve në lidhje me operacionet teknike të programit, përkatësisht diskutimet për krijimin e programeve dhe partneritetet ndërmjet palëve në Kosovë.