Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës

Share on

Facebook

U.D. Kryeprokurori Kelmendi vlerësoi angazhimin e Këshilltarit Rezident Ligjor në Ambasadën Amerikane, John C. Hanley, në fuqizimin e institucioneve të drejtësisë dhe sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës

Prishtinë, 10 korrik 2024 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, priti në takim lamtumirës Këshilltarin Rezident Ligjor në Ambasadën Amerikane në Kosovë, z. John Hanley, i cili në këtë takim është shoqëruar nga Këshilltari Rezident Ligjor, z. Erin Cox dhe Këshilltari i Lartë Ligjor në OPDAT, z. Etrur Maloku.

Me këtë rast, U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka vlerësuar lart angazhimin dhe kontributin profesional të z. Hanley dhënë në forma të ndryshme për institucionet e drejtësisë, veçanërisht për Prokurorin e Shtetit në ngritjen e kapaciteteve profesionale, duke ndihmuar në fuqizimin e integritetit institucional dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Në fund të takimit, U.D. Kryeprokurori i Shtetit, z. Besim Kelmendi, në shenjë respekti dhe falënderimi i ka dhënë Këshilltarit Rezident Ligjor në Ambasadën Amerikane në Kosovë, z. John Hanley, stemën e Prokurorit të Shtetit, me ç’rast i ka dëshiruar suksese në angazhimet e reja

profesionale.