Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës

Share on

Facebook

U.D. Kryeprokurori i Shtetit ka mbajtur kolegjium me kryeprokurorët e të gjitha prokurorive në vend

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin me kryeprokurorët dhe zëvendës kryeprokurorët e prokurorive të vendit, në të cilin kanë marrë pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe z. John C. Hanley – Këshilltar Rezident Ligjor në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe z. Etrur Maloku – Zyrtar i lartë ligjor ne OPDAT.

Në këtë takim, u diskutua lidhur më praktikën e nxjerrjes së vendimeve nga ana e  Prokurorisë së Apelit që kanë të bëjnë me hudhjet dhe pushimin e hetimeve, pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale. 

Një temë tjetër që u diskutua ishte edhe konfiskimi automatik i pasurisë, si dhe  çështjet që kanë të bëjnë më hetimet dhe zbatimin e masave të veçanta te hetimit. Më ç’rast UD Kryeprokurori i Shtetit kërkoj zbatimin sa më profesional të dispozitave ligjore lidhur më këto çështje.