Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit
Prishtinë 13 maj 2025 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza, kundër dyzetenjë (41) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona për vepra penale, si dhe janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) persona për vepra te ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar dy (2) persona një person për veprën penale “Ngacmimi” , një (1) person si dhe një për veprën penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme” dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 10-14 | 7-7 | 3-3 | 4-4 | 4-4 | // | 7-10 | 35-41 |
Ndalimet | – | 3 | 3 | / | 1 | 3 | / | 2 | 12 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | – | – | – | // | // | // | // | |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
///////////////////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Departamenti për krime të rënda- me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Departamenti i përgjithshëm– me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar dy (2) persona, për vepër penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) persona, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja’’.
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) persona, për vepër penale ‘’Dhunimi’’.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Mundësi ose detyrimi në prostitucion’’.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale ‘’Sulmi’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale ‘’Dhuna në familje’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, në tri raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person për veprën penale “Sulmi”, si dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kontrabandimi i mallrave” dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunë në familje”.
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”
- Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’ Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.:
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’ Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’ Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’ Lëndimi i lehtë trupor”.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Shkretërimi i pyjeve”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
//////
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar dy (2) persona një person për veprën penale “Ngacmimi” , një person si dhe një për veprën penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur:
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale nga neni 313 të KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale nga neni 269 të KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale nga neni 315 të KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale nga neni 181 të KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër (2) personave për veprën penale nga neni 185 të KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër (2) personave për veprën penale nga neni 366 të KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër (3) personave për veprën penale nga neni 311 të KPRK-së.