Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës

Shfleto Sistemin

Share on

Facebook

FINALIZOHET RREGULLORJA PËR TRANSFERIMIN DHE AVANCIMIN E STAFIT ADMINISTRATIV NË SISTEMIN PROKURORIAL

Prishtinë, 15 gusht 2024 – Komisioni për Çështje Normative, i kryesuar nga Armend Zenelaj, mbajti takimin e radhës, në të cilin morën pjesë anëtarët e këtij Komisioni, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së dhe përfaqësuesit e BE-së në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e Komisionit për Çështje Normative, kanë finalizuar Rregulloren për Transferimin dhe Avancimin e Stafit Administrativ në sistemin prokurorial, e cila përcakton rregullat dhe procedurat për transferim të përkohshëm, të përhershëm, transferim në rast të riorganizimit si dhe për avancimin e nëpunësve civil në administrativ e sistemit prokurorial.

Komisioni për Çështje Normative, Rregulloren e lartcekur do ta propozojnë për miratim në KPK.