Prokuroria Themelore në Prishtinë

Share on

Facebook

Zëvendës Kryeprokurorja Elza Bajrami-Kastrati merr pjesë në Tryezën  “Transparence për të gjithë: Dokumentet publike janë tuajat”

Në  kuadër të javës së Qasjes në Dokumente Publike, në Tryezën e organizuar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi me temën “Transparence për të gjithë: Dokumentet publike janë tuajat”, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ka marrë pjesë zëvendës kryeprokurorja Elza Bajrami-Kastrati.

Në këtë Tryezë zëvendës kryeprokurorja Elza Bajrami-Kastrati, ka theksuar se gjatë këtij viti Prokuroria Themelore në Prishtinë ka shënuar një progres në ofrimin e qasjes së palëve në dokumentet publike, ashtu që kjo Prokurori ka pranuar gjithsejtë 36 kërkesa për qasje në dokumentet publike,  prej tyre vetëm 6 kërkesa të palëve janë refuzuar me vendim për shkak të mos plotësimit të kushteve ligjore për qasje në dokumentet publike, po ashtu janë kthyer 526 përgjigje për informim për mediat dhe palët e tjera të interesuara, si dhe janë publikuar 38 komunikata për media.

Zëvendës kryeprokurorja Bajrami-Kastrati, ndër të tjera, ka theksuar se miratimi dhe hyrja në fuqi e rregullores së KPK-së për Qasje në Dokumentet Publike e ka lehtësuar edhe pozicionin e Prokurorisë për ofrimin e kësaj qasje tek palët. Gjithashtu theksoi se Prokuroria Themelore në Prishtinë është e përkushtuar në zbatimin e transparencës dhe llogaridhënies tek publiku dhe të ofrojë qasje duke u bazuar në dispozitat e ligjit.