Prokuroria Themelore në Prishtinë

Share on

Facebook

Reagim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë

Reagim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë

 

Prishtinë, 20 shtator 2024–Prokuroria Themelore në Prishtinë me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik, demanton lajmin i cili është publikuar më datë 19.09.2024, në gazetën –portalin olnine “Insajderi.org” me titull “U kapën edhe me mesazha|Afera e ryshfetit të hetuesve që e “varrosi” ATK-ja”, ky lajm në pjesën ku thuhet se “Prokuroria në Prishtinë i ka konfirmuar Gazetës Insajderi që ka nisur hetim për personat që i denoncoi Pulaj, e ata janë : Zëvendësdrejtori i ATK-së Njazi Asllani Zëvendës Drejtori i Hetimeve Tatimore, Jeton Dragusha dhe Inspektorët tatimorë: Bilall Dragusha, Valon Neziri, e Fidan Tolaj, dhe personat e tjerë zyrtarë të cilët do mund të identifikohen gjatë hetimit kanë kryer vepër penale”, është i pa vërtetë pasi që Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk ka konfirmuar fillimin e hetimeve kundër personave të lartë cekur për gazetën- portalin “Insajderi.org”,  as për ndonjë media tjetër.

 

Përmes këtij reagimi, Prokuroria Themelore në Prishtinë iu bën apel të gjitha mjeteve informuese të kenë parasysh vërtetësinë e lajmit para se të plasohet në opinionin publik, pasi lajme të tilla të pavërteta cenojnë sigurinë juridike të qytetarëve tonë dhe kanë për qëllim ndikimi në imazhin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

 

Me respekt,

Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH

Prokuroria Themelore Prishtinë