Prokuroria Themelore në Prishtinë

Share on

Facebook

Reagim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 25 prill 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, reagon lidhur me shkrimin e publikuar në portalin “Gazeta Sinjali”,  me titull Ndodh edhe kjo/ Denoncohet për dhunë në familje, Policia i gjen armë e municion, Prokurori e liron”, duke ju njoftuar se fillimisht prokurorja kujdestare nga Departamenti i Përgjithshëm është njoftuar nga policia lidhur me një rast të dhunës në familje, ashtu që me aktvendim mbi ndalim personi i dyshuar është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, të paraparë sipas KPRK-së.

Lidhur me këtë rast, të dyshuarit B.H., i janë sekuestruar një armë, 17 fishekë dhe një thikë, si dhe me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 të KPRK-së.

I dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa prokuroria ndaj të njëjtit do t’i ndërmerr veprimet e mëtejme ligjore, si dhe do të vazhdojë me trajtimin e rastit në drejtim të veprave penale të lartcekura.