Prokuroria Themelore në Prishtinë

Share on

Facebook

Prokuroria Themelore në Prishtinë diskuton rezultatet gjatë vitit 2021 dhe vazhdimin e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës

Prishtinë, 14 shkurt 2022 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi dhe prokurorë të kësaj prokurorie, kanë mbajtur takim me përfaqësues nga Policia e Kosovës, me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe diskutimit të rezultateve për vitin 2021.

Fillimisht, Kryeprokuror Munishi i shprehu mirëseardhje të pranishmëve dhe prezantoi raportin e punës për vitin 2021, përfshirë rezultatet e bashkëpunimin me policinë gjatë këtij viti.

Në këtë takim çështjet të cilat u diskutuan ishin: sfidat me të cilat janë përballur institucionet gjatë vitit 2021, kallëzimet penale dhe raportet e veçanta të policisë, hetimi i veprave penale të korrupsionit, profilizimi i hetuesve, ruajtja e informacioneve të cilat ndikojnë në procesin hetimor, plasimi i informatave në opinionin publik, etj.

Po ashtu, pjesëmarrësit shprehën gatishmëri në koordinimin dhe vazhdimin e komunikimeve të rregullta ndërinstitucionale me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit të mëtejmë dhe realizimit të objektivave për vitin 2022.