Prokuroria Themelore Prishtinë

Share on

Facebook

Njoftim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 7 qershor 2024– Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njofton se pas publikimit në media lidhur me dyshimet se në Komunën e Prishtinës, më konkretisht në lagjen e re në fshatin “Bardhosh” të Prishtinës janë duke u ndërtuar 12 shtëpi pa leje, Prokurori i Shtetit njëherazi Koordinatori i krimeve kundër mjedisit,  ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave dhe provave me qëllim të verifikimit të këtyre informacioneve. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar që të trajtojë çdo informacion i cili paraqet dyshime për vepra penale të cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare.