Prokuroria Themelore në Prishtinë

Share on

Facebook

Ndalohet personi i cili dyshohet se ka mashtruar qytetarë për ndërtimin e vilave

Prishtinë, 16 gusht 2024– Prokuroria Themelore në Prishtinë, iu njofton se pas raportimeve në media dhe ankesave të paraqitura  nga qytetarët në Policinë e Kosovës, kjo Prokurori në bashkëpunim me policinë dhe Administratën Tatimore të Kosovës, ka zhvilluar një operacion në pronat e një biznesi në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, kilometri i pestë, në Llapnasellë të Komunës së Prishtinës, lidhur me veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 323, paragrafi 5 të KPRK-së.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar personi G.G., si dhe në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar prova materiale, lap-topë, telefona, dokumente të biznesit dhe kontrata me qytetarë të shumë për ndërtimin e vilave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë iu bën apel të gjithë qytetarëve të cilët janë dëmtuar nga këto veprime, të paraqiten në Policinë e Kosovës apo Prokurori, pasi synimi kryesor i Prokurorit të Shtetit është luftimi i suksesshëm i krimit, sigurimi i sundimit të ligjit, si dhe sjellja e kryerësve të veprave penale para drejtësisë.