Ndalohen tre të dyshuar për veprën penale Blerje, posedim, shitje të paautorizuar e narkotikëve në Prishtinë
Prishtinë, 29 Tetor 2024 – Prokurorinë Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se prokurori kujdestar më datë 28.10.2024, rreth orës 19:00 në mbrëmje nga Policia e Kosovës është njoftuar se pasi ishte ndaluar një veturë e dyshuar nga policia në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë në të cilën gjendeshin dy persona, pas kontrollit të personave është gjetur një sasi e dyshuar e substancave narkotike.
Policia në konsultim me prokurorin kujdestar ka kryer kontrollin në një lokal ku ka gjetur një sasi të dyshuar të substancave narkotike, si dhe në dy vendbanime të tjera në të cilat ka rezultuar me gjetjen e një sasie tjetër të dyshuar të substancave narkotike.
Me vendim të prokurorit kujdestar janë ndaluar tre personat e dyshuar për 48 orë, ku një nga të dyshuarit ka rezultuar të jetë zyrtar policor.
Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.