Prokuroria Themelore në Prishtinë

Share on

Facebook

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndalohet personi i cili kanosi gazetarin E.P.

Prishtinë, 14 gusht 2024– Prokuroria Themelore në Prishtinë, iu njofton se si rezultat i veprimeve hetimore të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar personin e dyshuar me inicialet Xh.K., i cili ka kanosur gazetarin E.P., gjatë kryerjes së detyrës së tij, përmes rrjetit social.

Ky rast është iniciuar më 22 korrik 2024.

I dyshuari i lartcekur është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”, sipas KPRK-së, derisa ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore.