Prokuroria Themelore Prishtinë

Share on

Facebook

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale arrestohen shtatë persona si dhe sekuestrohet armatim i konsiderueshëm

Prishtinë, 14 prill 2021 – Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot është zhvilluar një aksion kontrolli në disa qytete të Kosovës, ku janë arrestuar shtatë (7) persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale njofton se shtatë (7) personat e arrestuar gjatë ditës së sotme me inicialet S.K., H.N., S.A., S.N., T.R., F.A dhe H.A, janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë kryer veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së.
Gjithashtu, gjatë këtij kontrolli në lokacione të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e armëve dhe sendeve të ndryshme të cilat do të shërbejnë si prova materiale për prokurorinë në procedurë të mëtejme.
Lokacioni 1
Dy (2) telefona mobil, një (1) pushkë, shtatë (7) fishekë.
Nga Lokacioni 2 është sekuestruar një (1) telefon mobil
Lokacioni 3, janë gjetur dhe sekuestruar:
Një (1) pushkë
Një (1) revole
Një (1) kuti me mjete për pastrim të armëve, si dhe
Katër (4) shufra për pastrim
Lokacioni 4, janë gjetur dhe sekuestruar:
Katër (4) revole
Njëmijenjëqindepesëdhjetë (1.150) fishekë të kalibrave të ndryshëm
Një (1) telefon
Lokacioni 5, janë gjeture dhe sekuestruar:
Një (1) pushkë
Një revole
Njëqindedhjetë (110) fishekë
Pjesë të armëve
Dy (2) telefona
Lokacioni 6, janë gjeture dhe sekuestruar sendet si në vijim:
Një (1) revole
Dyzetedy (42) fishekë
Një (1) fletore me shënime
Pajisje për pastrim të armëve dhe
Një (1) telefon
Lokacioni  7, janë gjetur dhe sekuestruar:
Dy (2) pushkë gjuetie
Dy (2) fishekë
Dy (2) leje për armë dhe
Një (1) telefon
Ndërkaq, nga lokacioni 8 është gjetur dhe sekuestruar një (1) telefon.

Gjithashtu, Prokuroria Speciale njofton se brenda afateve ligjore do të bëjë kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër personave të arrestuar.