Prishtinë, 15 korrik 2022 – Kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative Armend Zenelaj, ka mbajtur takimin e radhës të Komisionit për Çështje Normative, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, përfaqësuesit e Projektit Eukojust, si dhe përfaqësuesit nga Zyra e Bashkimit Evropian.
Gjatë këtij takimi është prezantuar draft-Rregullorja për Organizimin e Brendshëm dhe Funksionimin e Prokurorit të Shtetit, si dhe draft-Rregullorja për Veprimtarinë, Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Administratës në Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Anëtarët e komisionit kanë theksuar se dy draft-Rregulloret e prezantuara sot janë të rëndësisë së veçantë për sistemin prokurorial, si dhe të njëjtit janë pajtuar që këto dy drafte të publikohen ne uebfaqen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, për të dhënë komentet e tyre shoqëria civile si dhe profesionistët e fushës.